Valdete Daka nuk duhet të kërcënohet... por të dorëhiqet

Valdete Daka nuk duhet të kërcënohet... por të dorëhiqet

Nga Nezir Kraki - 22/01/2021

Ajo duhet të dorëhiqet për dështimet e KQZ-së në vitin 2019, jo për ndalesat e vitit 2021.

Ata që e kanë lexu vendimin e GJK e kanë vënë re se aty thuhet shqip që KQZ ka dështu në verifikimin e kandidatëve në zgjedhjet e kaluara. 

Ndalesa për personat e dënuar në tri vitet e fundit ka qenë edhe atëherë, nuk e shpiku GJK tash.

Nëse u vërtetua që me dhjetra kandidatë të dënuar janë bërë deputetë deri tash, sepse KQZ nuk e ka kryer punën si duhej, atëherë, kush jep llogari për dështimet e KQZ-së në pikërisht në verifikimin e kandidatëve?

A është Valdete Daka shefe e KQZ-së? Po.

Atëherë ajo dhe komplet stafi i saj është dasht te largohen nga aty per mungese aftesie dhe per abuzim me pozitat qe kane.

Te njejtit jane fajtorë edhe per votimin ilegal te qeverise Hoti me voten e nje personi qe, pervecse i denuar keto vitet e fundit, as denimin s’e kishte kryer. 

Prandaj na lejohet te pyesim pse Valdete Daka eshte kaq e paprekur nga te gjitha keto leshime e deshtime qe Kosoves po i kushtojne me rrezime e votime qeverish, me miliona shpenzime per zgjedhje e plus me destabilizim politik ne momente historike te shtetberjes....

Tash hajgaret jane hajgare, por mos e harroni origjinen e problemit. Shkaku permiresohet jo pasojat. 

Origjina e kesaj rremuje politike e zgjedhore është Valdete Daka e cila edhe nje proces zgjedhor shume te mire si ai i viti 2019, ka arrite ta shendrroje ne nje spektakel qesharak me pragje e me maska dhe nuk u dorezua derisa e njollosi gjithe procesin. S’ka kuptim qe ajo te mos i jep llogari askujt.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco