Një Salto Mortale e Institucioneve!

Një Salto Mortale e Institucioneve!

Nga Kimete Berisha - 20/01/2021

Privimi i Albin Kurtit nga e drejta e kandidimit në zgjedhje është Salto Mortale për Institucionet e Kosovës, jo për Albin Kurtin.

Privimi nga e drejta e Tij, e rritë Albinin, ka efekt të kundërt për Mafinë politike! 

Ky privim i mundshëm tregon se që të gjitha Institucionet e vendit, pa përjashtim, qe 20-të vite janë në shërbim të mafisë politike dhe të nëntokës politike, që edhe i ka krijuar ato! 

Këto Institucione kanë lejuar dhe po lejojnë kandidimin e atyre që kanë mbajtur burg për krime lufte dhe për vrasje;

A mund të jetë vrasësi ish-vrasës?
A mund të jetë krimineli ish- kriminel?
Janë disa 'profesione' të përjetshme: 
Një herë kriminel-përherë kriminel! 

Këto Institucione kanë lejuar që komunat të udhëhiqen nga burgu, e burgjet kanë shërbyer edhe si 'shpija publike e sii diskoteka'!

Të privohet Albin Kurti kaq ashiqare dhe kaq padrejtësisht nga e drejta e kandidimit për shkak se ka protestuar kundër 'Kumbarave të Krimit', është e tmerrshme, por e përballueshme!

Që rritet Albini nga padrejtësitë, qe një fakt: 
Nëse komplikohet situata (mo' Zot), dhe prania ime është e domosdoshme, e sakrifikoj lirinë time dhe hipi në skenë.
P.S. Tregojini me nga një zemër, Mafisë Politike se sa kallaballëk Jemi!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco