Çfarë solli koalicioni Albini-Vjosa?

Çfarë solli koalicioni Albini-Vjosa?

Nga Xhevat Mehaj - 15/01/2021

Solli disa çartësi politike për të cilat qytetarët e Kosovës kanë patur nevojë.

Çartësia e frontit: forcat e pro ndryshimit vs forcat e kundër ndryshimit. Në zgjedhjet e tetorit '19 kishte koalicion bashkëqeverisës VV-LDK si forca politike. 

Ky koalicion u sabotua nga një pjesë e LDK-së, ose thënë më saktë nga shumica në strukturat e LDK-së. 

Tani forcat e pro ndryshimit janë të qarta dhe nuk kanë sabotime nga brenda.

Pronësia e përgjegjësisë. Përderisa në koalicionin bashkëqeverisës tek pjesa e LDK-së pronësia e përgjegjësisë ishte pështjellur, me këtë koalicion është shumë e qartë: pronësia e përgjegjësisë ekskluzivisht u takon Vjosës si bartëse e listës dhe Albinit si bartësi tjetër i listës.

Identiteti veçmas i dy forcave pro-ndryshimit - Është shumë i pastër identiteti i alternativës që ofron Vjosa dhe identiteti i alternativës që ofron Albini. Kjo për qytetarin e bënë shumë të lehtë për t'u përcaktuar se tek cila alternativë besojnë. 

Proporcioni 10:100 paraqet synimet e bartësve të listave.  Paçartësit në zgjedhjet e tetorit '19 në pjesën e LDK-së ku Vjosa ishte bartëse e listës dhe kryetar i partisë ishte Isa, më patë detyruar që kushdo që më pyeste se kë duhet votuar u thoja ta votojne Vjosën, mirëpo nuk kam lobuar për Vjosën. 

Në këto zgjedhje do të loboj për Vjosën.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco