E vërteta si peng i luftës politike në Shqipëri

E vërteta si peng i luftës politike në Shqipëri

Nga Islam Lauka - 09/11/2020

Ka disa ditë që kryeministri Rama po bën “patriotin”, duke akuzuar Sali Berishën, Ilir Metën dhe Lulzim Bashën për “tradhëtinë” e madhe në janar 2011, për, gjoja, votimin e raportit të Dik Martit në Këshillin e Europës. 
Jo për të mbrojtur “të akuzuarit” e Ramës, por për hir të së vërtetës, dëshiroj të bëj të njohur faktet e mëposhtme: 

1. Në Këshillin e Europës, nuk ka patur votim për miratimin e raportit të Dik Martit, por për rezolutën nr. 1782 (2011), me titull, “Hetim i pretendimeve mbi trajtimin ënjerëzor dhe trafikimin e paligjshëm të organeve në Kosovë”.

2. Në rezolutë u kërkohej, në mënyrë specifike, autoriteteve të Shqipërisë dhe të Kosovës që të bashkëpunojnë me agjencitë ndërkombëtare për hetimin e pretendimeve të ngritura në raportin e Dik Martit. 

3. Rezoluta kërkonte që Eulexi të ketë mandat dhe të ketë mbështetje politike e juridike për zhvillimin e hetimeve edhe në Shqipëri. 
Duke ditur se në raportin e Dik Martit kishte akuza për kryerje krimesh brenda territorit shqiptar dhe se flitej konkretisht për vendet ku pretendohej kryerja e këtyre krimeve si “shtëpia e Verdhë”, në Burrel, “shtëpia-Klinikë”, në Fushë Krujë, kampi i UëK në veri të Shqipërisë, etj., i vetmi qëndrim i drejtë i shtetit shqiptar do të ishte hapja e rrugës së hetimit për zbulimin, argumentimin dhe mbrojtjen e së vërtetës, gjë që kërkohej nga kjo rezolutë. 

E njëjta logjikë ka funksionuar edhe për pretendimet e raportit të Dik Martit, lidhur me krimet e luftës dhe ato kundër njerëzimit, për të cilat akuzoheshin luftëtarët e UëK-së. Në vend të injorimit të tyre, apo vetëgjyqësisë, si Shqipëria, ashtu edhe Kosova zgjodhën rrugën e bashkëpunimit me organet e drejtësisë për zbulimin e së vërtetës. 

Në këtë kontekst, Shqipëria i hapi rrugë Eulexit (i cili nuk kishte mandat për Shqipërinë) për të hetuar edhe brenda territorit shqiptar, duke i ofruar bashkëpunim dhe të gjitha lehtësitë e nevojshme për kryerjen e hetimit, si dhe ftoi në Shqipëri kryeprokuroren e Eulexit, I. Arnal dhe kryesuesin e Task-forcës së BE-së, prokurorin amerikan Klint Uilliamson. 

Fryt i këtij bashkëpunimi ishte heqja e akuzës së rëndë për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore, që përbëntë një ndër shtyllat kryesore, mbi të cilat ishte ngritur trillimi politik i Dik Martit. 
Bashkëpunimi i Kosovës shkoi edhe më tej. Ajo amendoi kushtetutën, miratoi një ligj dhe, me 2/3 e votave të Kuvendit, miratoi Dhomat e Specializuara me seli në Hagë. Mund të jenë të diskutueshme, në ndonjë pikë edhe te papranueshme, mandati dhe kompetencat e kësaj gjykate, por zbardhja e së vërtetës, lidhur me krimet e pretenduara nga raporti i Dik Martit, nuk kishte alternativë tjetër, veë bashkëpunimit me drejtësinë. 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco