'50 hektarë për 5 mijë euro'

'50 hektarë për 5 mijë euro'

Nga Agim Kuleta - 16/10/2020
Sot jetoj në një shtëpi të cilën kam arritur ta ndërtoj me shumë mundim, pas 7 vitesh banimi me qira. Edhe pse kam qenë i angazhuar në një mandat si deputet në Kuvendin e Kosovës, një mandat si këshilltar në Ministrinë e Diasporës dhe aktualisht si kryesues i KK të Prishtinës, ndërsa gruaja në kompani private, këtë shtëpi nuk kemi arritur ta ndërtojmë pa u futur në kredi ‘deri në fyt’. Që të dy! Në të gjitha këto funksione publike kam pasur e kam mundësi të mëdha përfitimi të paligjshëm. As nuk e kam keqpërdorur funksionin deri më sot, as nuk do ta bëjë nesër e tutje, pavarësisht vështirësive me të cilat mund të përballemi. Kërkoj falje që po e marr si shembull veten, por jam i bindur që në të, në thelb, e gjen veten shumica e qytetarëve të këtij vendi. Prandaj, kur secili prej nesh, pavarësisht vështirësive, nuk ia kemi lejuar vetes që të marrim “hakun e huaj”, pse të lejojmë që dikush ta merr “hakun tonë”?
E tërë pasuria që është privatizuar nga AKP, prej fillimit, ka qenë pasuri e përbashkët e qytetarëve të Kosovës. Ai që ka guxuar e që do të guxojë që këtë pasuri t’ia ‘falë’ ndonjë individi apo grupi të caktuar për interesa personale, duhet të përgjigjet para drejtësisë.
Hetim i plotë i tërë procesit të privatizimit dhe ndëshkim për matrapazët!
Këtu nuk duhet të ketë kompromis!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco