Një përvjetor i rëndësishëm për lirinë e Europës dhe botës!

Një përvjetor i rëndësishëm për lirinë e Europës dhe botës!

Nga Sali Berisha - 03/10/2020

Sot është 30-vjetori i bashkimit të Gjermanisë.

Në fjalimin e tij tashme epik “Zoti Gorbaçov, shembe këtë mur”, Presidenti i SHBA-së Ronald Regan do të shtonte se: “Çështja e lirisë gjermane është çështje e lirisë së njerëzimit”. Në të vërtetë, këto fjalë të këtij burri të madh të kombit amerikan do të provoheshin profetike.

Rreth tre vjet pas këtij fjalimi dhe një vit pas rrëzimit të murit të Berlinit, Gjermania, nën udhëheqjen vizionare të Kancelarit të saj më të madh të të gjitha kohërave, Helmut Kohl, do të bashkohej duke mbetur shtyllë kryesore në Europë e NATO-s dhe Bashkimit Europian.

Bashkimi i Gjermanisë i dha një dimension të ri lirisë, në Europë dhe në botë. Kombi i madh gjerman kremton këtë 30-vjetor me krenari të ligjshme.

Sot Gjermania është vendi më i respektuar i planetit, fuqia e katërt ekonomike e botës dhe udhëheq politikën dhe ekonominë e Bashkimit Europian.

Gjermania është vendi që i ka dhënë Shqipërisë në këto tre dekada, ndihmën financiare më të madhe se çdo vend tjetër, ndihmë me të cilën janë realizuar qindra projekte në të gjitha fushat, në të katër anët e vendit dhe që kanë ndryshuar jetën e qytetarëve shqiptarë.

Ndaj, duke shprehur mirënjohje të thellë për ketë ndihmë, le t’iu urojmë ne nga zemra, këtë ditë të shënuar, kombit mik gjerman dhe qeverisë së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco