Pse heronjtë e Betejës së Kosovës (1389) nuk ishin serbë por shqiptarë?!

Pse heronjtë e Betejës së Kosovës (1389) nuk ishin serbë por shqiptarë?!

Nga Adem Breznica - 09/08/2020

Dy prej shumë protagonistëve të para dhe pas Betejës së Kosovës (1389), Lazar (h)RABeljanoviç dhe (v)UK BRAnkoviç nuk ishin princër serbë por shqiptarë në vrullin e asimilimit të tyre, pas startit që ishte nisur me Namanitët rasian.

Llagapet e tyre tregojnë më së miri rrënjën e prejardhjes së këtyre prijësve mesjetarë të BALkhanit Perëndimor, respektivisht Qendror.

hRAB'BAL'(j)AN'oviç dhe BRA'N'koviç janë antroponime, patronime, llagape të evoluuara metatezore dhe anagramore të rrënjës së etnonimit ARBan-ALBan.

Mbaresat "-ov(a)" dhe "-(v)iç" nuk janë gjë tjetër përveçse përshtatje teknike-gjuhësore në logjikën e shkrimeve sllave, gjatë procesit zyrtar të zbutjes-civilizimit të tyre nga barbaria pagane në krishterim, përmes glakolikës e cirilikës.

Prapashtesa "-iç" ("-i?) është përshtatje e shumësit të shquar të mbaresës karakteristike të patronimeve ilire-arbërore-shqipe "-et", “-te”, “-at”, “-ta” dhe "-it", "-ti", që në burimet antike vijnë si "-at'i", "-ac'i" (p.sh.: Autari-ati, Dalm-ati, Docle-ati, Labe-ati etj.).

Shquarsia fundore e emrave shqip ("-i"), në sllavishte bie fare, ndërsa "-c"-ja, që në latinishte lexohet si “-c”, "-t" e "-k", dhe anasjelltas, herë ruhet si “-c” e “-k” (p.sh.: “alban-ci”, “alban-ka”) dhe herë shndërrohet në "-ç" ("-?"). Pra, mbaresa "-et" e iliro-shqipes në sllavishte deformohet përfundimisht në "-ic" dhe në "-iç" ("-i?").

Kjo prapashtesë shndërrohet në "-viç" ("-vi?") nëse i paraprinë bashkëngjitja tjetër "-ov(a)-", duke ardhur si mbaresë e dyzuar "-oviç" ("-ovi?"), dhe ngandonjëherë si "-eviç ("-evi?"), si rezultat i ndikimit bullgar.

Mbaresa "-ov(a)", qoftë e vetme, qoftë e bashkëlidhur me "-i?", gjithnjë duke i paraprirë, por më e re se kjo e fundit, është një shkrirje e patronimit tjetër të shqipes "rob-i", "rob-a", që, nga noterët misionarë ortodoksë bizantino-grekë, fillimisht është metatezuar në "rov" dhe më pas është përshtatur në sllavishte (gjatë procesit të krishterizimit) në "(r)ov-a" dhe "ov", duke e shkrirë "r"-në, dhe deformuar fjalën karakteristike shqipe "rob" ("robët e shpisë", përballë "të zotit të shpisë", edhe sot përdoret nga ne shqiptarët), në një prapashtesë ("-ov") që tutje do të identifikohet si veçori e toponimeve, antroponimeve, patronimeve sllave.

...

Po e marrim si shembull antroponimin-patronimin karakteristik shqiptar BAL-i (Bali, Bala, Balaj, Balsha, Pali), që është metatezë-anagram i ALB, e që akoma sot përdoret si epitet respekti për meshkujt më të moshuar ndër ne ("bal" - analog i "mixhë", "axhë", "bac").

"Bal" është në shqipen e pastër, "Bal’i?" është me mbaresën e sllavizuar dhe "Bal’ov’i?" me prapashtesën dyshe të sllavizuar, por që rrënja e fjalës ka mbet shqipe.

Pastaj BA(L)SH’i?-PA(L)SH’i?, BAŠ’i?-PAŠ’i?, BA(L)Š’ov’i?-PA(L)Š’ov’i?, BAŠ’ov’i?-PAŠ’ov’i?, gjithashtu janë antroponime-patronime shqipe (balshajt e Shkodrës) me tendencë sllavizuese.

BALSH’ov’iç në fakt është BALSH-rob-et [Balsh'(r)ov'it], pra robërit, të nënshtruarit e princërve mesjetarë shqiptarë BALSHA, të cilët në periudhën paraosmane kontrollonin pjesën më të madhe të etnikumit veri-perëndimor dhe jug-perëndimor shqiptar.

E njëjta gjë, i njëjti fenomen është edhe tek patronimet: Uk-iç, Pren-iç, Gash-iç, Berish-iç, Kastrat-ov-iç etj.

Në këtë mënyrë mund të elaburohet dhe të gjendet arsyeja pse, p.sh., Rexhep-ajt dhe Mahmut-ajt, edhe pse patronime që rrjedhin nga emra islam, në të folmen popullore quhen Rexhep-ov'it e Mahmut-ov'it dhe jo Rexhep-ov'iç e Mahmut-ov’iç (keni parasysh ndikimin e të folmes tradicionale në emërtimin e filmit-serialit të famshëm artistik “Rexhepovitët dhe Mahmutovitët”, nga regjisori jonë i mirënjohur Adem Mikullovci). Pra, në të folmen e trashëguar gojore, para asaj të shkruar dhe aktruar, kemi një rikthim të shquarsisë shqipe të prapashtesave tona "-et", "-it" dhe jo "-iç".

Ndërkaq, prapashtesa "-nicë" (“-nica”, “-nici”), e shumë prej toponimeve, hidronimeve e patronimeve tona, nuk ka të bëj fare me sllavishten, por thjesht është variant i antroponimit dhe patronimit shqiptar "Nikë" - “Nika” - "Niku", që në shumë prej rasteve shndërrohet natyrshëm në "Nicë" (“Nica”, "Nici") dhe "Niçë" (“Niça”, "Niçi")-"Niqë" (“Niqa”, "Niqi").

Sa për ilustrim po i marrim disa shembuj: jABLaNica (në fakt është metatezë e “ALBaNika”), DreNica, SitNica, BelaNica, BrezNica, Jasha(r)Nica, SimNica, SlamNiku, Pre(nd)Niçi, KrasNiqi, etj.

Siç shihet tek toponimet jABLaNica e DreNica, ashtu sikundër dhe tek një pjesë bukur e madhe e onomastikës sonë, prapashtesa karakteristike “Nicë” është formësuar nga shkurtimi i antroponimit “Nikollë”. Pra kemi të bëjmë me Nikollën e hershëm paleokristian tek ilirët, i cili më pas është laikëzuar gradualisht duke u albanizuar-shqiptarizuar e shqipëruar në “Nikë”, “Nicë” e “Niqë” tek arbërit, respektivisht arnautët e mëvonshëm dhe te shqiptarët e derisotshëm.

Ndërkaq tek pjesa e parë e këtyre dy toponimeve (jABLaNica dhe DreNica), por edhe shumë e shumë të tjerave, siç mund të vërehet fare lehtë, kemi të bëjmë me metatezë dhe përshtatje evolutive: jABLaNica, në fakt rrjedhë nga ALBa-Nika; dhe DreNica rrjedhë nga Ndre-Nika (AnDre’a-Nika, Andrea Nikolla) ose dhe Dren-Nika.

Sqarim:

Emri Nikollë ka marrë përhapje të madhe qysh nga gjysma e dytë e shek. IV, si rezultat i autoritetit të krijuar nga misionari paleokristian, që tek iliro-arbërit është quajtur Shën Nikolla, ndërkaq tek popujt e tjerë, më të rinj në krishterim, është quajtur “Sen Nikola” (“Σεν Νικολ?”), “Nicolaus Sancti”, “Santus Nikolaus”, “Sfantul Nicolae “, “Santa Claus”, “Sent Kles”, “Sveti Nikola” (“????? ??????”), etj.

Gjithashtu është shumë interesante të theksohet se tek popujt sllavë, fqinjë tanë, është shumë i përhapur atroponimi "Nikola" dhe patronimi "Nikoli?", "Nikolovi?".

Kjo dtth se këta popuj e kanë përqafuar krishterimin shumë vonë, duke e marrë këtë emër thuajse në origjinal nga liturgjia fetare sllave, enkas e dedikuar për ta nga Bizanti, gjatë procesit të kristianizimit të tyre, dhe duke mos e kaluar fare këtë emër në fazat e asimilimit në sllavishte, përveç shtimit të prapashtesës "ov-iç", për të cilën folëm më lart.

Ndërkaq, tek shqiptarët vërehet ndikimi tek asimilimi, respektivisht shqipërimi i këtij emri nga "Nikolla" në "Nika" dhe "Kola".

Rrjedhimisht kjo tregon se toponimet, hidronimet dhe e gjithë onomastika që kanë për mbaresë ose temë-rrënjë të fjalës emrin "-Nikë" apo "Kolë-" janë arbërore-shqiptare dhe kryekëput të ndikuara nga shqipja, gjuhë kjo e cila e ka ruajtur fuqinë e saj vetëm duke qenë pjesë e pashkëputshme e të folmes së përditshme mijëvjeçare në ato viseve.

Prapashtesat "-ov", "-iç" dhe "-ov-iç", për të cilat dhamë sqarimin më herët, e të cilat mund t'i ndeshim në disa prej rasteve, si p.sh.: Nik(i)çi, Kol-iq, Kol-ov-ic'ë, etj., janë tregues i tendencës së sllavizimit të dështuar të masës së gjerë arbërore-shqiptare nga elementi frakturial pravosllav.

Gjithashtu vlen të përmendet se edhe emrat e protagonistëve të tjerë të Betejës së Kosovës, të pandehur si sllavë, vojvodës VLAtko vUKoviç, banit kroat Ivan hARVat si dhe mbretit të Bosnjës tVARko I, nuk mund të shpjegohen nga sllavishtja por ekskluzivisht nga etimologjia jonë shqipe.

Edhe tek këto antroponime dhe patronime vihet re përthyerja metatezore e variantit latin të rrënjës së etnonimit tonë “ALB’an” (LAB, BLA, BAL) në atë greko-bizantin: “ARV’an” (VRA, VAR, RAV, AVR); ndërkaq variantet e gërshetuara latino-greke janë: “ARB’an” (RAB, BRA, BAR) dhe “ALV’an” (VAL, VLA, LAV), të cilat i ndeshim tek llagapet e (h)RABeljanoviçit e BRAnkoviçit, e që i përfolëm më sipër, por edhe tek etnonimet e VLAhëve dhe hARVatëve që i kemi sqaruar në një punim të mëhershëm.

/Adem Breznica, profesor i historisë/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco