Pse qeveria po bllokon vendimin e rëndësishëm të Komitetit Teknik, për virusin?!

Pse qeveria po bllokon vendimin e rëndësishëm të Komitetit Teknik, për virusin?!

Nga Shënim - 09/07/2020

Duket se situata e infeksioneve me virusin COVID-19 në Shqipëri vazhdon që të jetë në një staukuo të rrezikshme, prej të paktën 3 javësh.

Ndërkohë që numrat variojnë nga 70-90 persona në ditë të identifikuar si pozitivë, gjendja në Spitalin Infektiv rëndohet dita ditës. Por ajo që bie më shumë në sy është neglizhenca e qeverisë dhe e institucioneve përgjegjëse.

Ndryshe nga periudha e nisjes së pandemisë kur shifrat e të infektuarve dhe të të vdekurve ishin ku e ku më të ulëta, fushatat sensibilizuese dhe masat e ndërmarra nga ministria e Shëndetësisë dhe policia e Shtetit janë ‘çuditshëm’, shumë më të pakta.

Media, opozita dhe presidenti i vendit gati çdo ditë bëjnë thirrje për një zgjim të institucioneve shtetërore në këtë situatë shpërthyese të virusit, por reagimi ka qenë gati zero.

Ditën e djeshme në datë 8 korrik, mjekja Gjeorgjina Kuli, deklaroi në media se Komitetit Teknik i Ekspertëve ku ajo është anëtare ka marrë vendim që maskat të bëhet të detyrueshme në ambientet ku ka shumë njerëz, bizneset dhe ambientet e mbyllura, si dhe në rastet e pritjes në radhë. Sipas saj është përcaktuar strategjia për këto masa dhe nëse nuk respektohen do të ketë penalitete nëpërmjet gjobave të rënda.

Këtë vendim të Komitetit Teknik të Ekspertëve e përshëndeti edhe opozita e cila madje tërhoqi vëmendje se është shumë i vonuar.

Por pavarësisht gjithë kësaj, institucionet përgjegjëse për zbatimin në terren të këtij vendimi (qeveria, ministria e Shëndetësisë dhe Policia e Shtetit), ende nuk po bëjnë asnjë lëvizje ndërkohë që çdo orë e ditë vonesë përkeqëson gjendjen.

Është e çuditshme se përse qeveria e kryeministrit Rama, nuk zbaton vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve të cilin e ka ngritur vetë. Nëse ju kujtohet periudha e gjendjes së jashtëzakonshme kur Edi Rama kishte mbirë në ekranet e televizorëve dhe celularëve, për çdo lëvizje që bënte ministria e Shëndetësisë në lidhje me testimet etj, apo represionin e policisë, na thuhej se ashtu kishte vendosur Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Sot që ky i fundit ka vendosur që maskat në vendet publike me grumbullime të mbahen me detyrim, njësoj siç veprohet gati në të gjitha vendet e Europës, çuditërisht qeveria hesht dhe nuk vepron!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco