Lufta me koronavirusin - Kah po shkojmë...!!!

Lufta me koronavirusin - Kah po shkojmë...!!!

Nga Astrit Veliqi - 02/07/2020

Kemi hy në muajin e pestë, që kur vendi ynë Kosova, po ballafaqohet me një virus të rrezikshëm sikur është pandemia globale Covid-19.

Por jo vetëm ne si vend, por edhe rajoni, sikur edhe gjithë planeti tashmë po lufton me këtë virus i cili si kudo tjetër edhe të ne pothuaj po merr jetë çdo ditë.

Dhe kjo duket mjaft e dhimbshme, ngase ishim pothuaj duke e prekur fundin e pandemisë, por si duket ne si vend, nisim të gëzohemi, ende pa e parë dritën në fundin e tunelit.

Dhe pikërisht kur paksa ngutesh gjithnjë nuk mund ta shijoshë lumturinë deri në fund, e kjo ka ndodhur edhe me qytetarët tanë të cilët u çliruan ende pa e parë fundin e pandemisë dhe pasojat tashmë po i shohim të gjithë.

Duke qenë si shembull për rajonin, tashmë i kemi përmbysur ato vlera, duke u bërë të tretët në Evropë, si vendi i tretë me numrin me të madh prej të infektuarve me Covid-19.

Po kush është fajtori për këtë përmbysje të vlerave dhe si po menaxhohet pandemia gjatë kësaj përiudhe?!

Përgjigjen për këtë të fundit e kemi, ngase të gjithë e dimë se tash së fundi janë rritur numrat në menyrë rekorde me të prekur ku rreziku më i madh është se janë mbingarkuar qendrat për hospitalizimin e atyre të cilët kanë nevojë për ndihmën e mantelbardhëve.

Derisa për të parën mund të themi, se fajtor ka shumë, por ata që i bëjnë politikat shëndetësore e kanë barrën më të madhe që ta mbajnë nën kontroll këtë gjendje shumë të rrezikshme.

Derisa heronjt e ditës padyshim që janë mjekët të cilët po bëjnë luftë të pashembullt sidomos në Klinikën Infektive në QKUK.

Ata tashmë janë lodhur dhe janë sfilitur ngase kjo gjendje me pandeminë po zgjatë shumë, ku që pesë muaj personeli shëndetësor ka dhënë gjithçka nga vetja që kjo krizë e madhe shëndetësore të kalojë me sa më pak pasoja, sikur janë rastet të cilat po përfundojnë me fatalitet.

Java e kaluar por edhe kjo në të cilën jemi janë konfirmuar shifra rekord me të infktuar, sikur edhe tablot ditore të lajmeve janë mbushur me viktimat të cilët po humbin jetën si pasojë e koronavirusit.

E kjo po ndodh pas lehtësimit të masave dhe hapjes e cila përveç tjerave ka rrezikuar seriozisht edhe ekonominë tonë të brishtë, por edhe ka varfëruar xhepat e kosovarëve të cilët edhe ashtu kanë qenë buzë greminës sociale.

Por fajtorët më të mëdhënj në këtë mes janë qytetarët të cilët përkundër thirrjeve të fuqishme si nga IKSHPK-ja, Ministria e Shëndetësisë por edhe profesionistët shëndetësor, nuk po i zbatojnë rekomandimet.

Mjafton të dalësh në sheshet e Prishtinës, por edhe në kafene e restorante, dhe aty e sheh më se miri mungesën e respektit dhe të vetëdijës sa i përket masave kundër përhapjes së virusit.

Pothuaj shumë pak qytetarë mbajnë maska, e kur flasim për të rinjt, ata nuk e qajnë fare kokën hiq. 

E kjo pasqyrë vazhdon të jetë e njejtë edhe në markete dhe qendra tregtare, ku punëtorët nuk po mbajnë maska, e lërë më në hyrjet e tyre nuk gjenë as dezinfektues për duar.

Por kjo sjellja e jona si duket do të na kushtojë si vend, ngase vetëdija e ulët dhe jo serioziteti i qytetarëve ndaj virusit po bën që numri të rritet me shifra edhe treshifrore çdo 24 orë.

Gjendje e rëndë me pandeminë është edhe në Shqipëri, ku edhe atje po rriten numrat e të infektuarve, e kjo e bën të ndjeshme, edhe sezonën turistike në të cilën tashmë kemi hyrë.

E përkundër masave nga qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë me manule e këshilla, qytetarët nuk po binden asessi, duke rrezikuar kështu në masë të madhe jetën tonë por edhe të familjeve dhe sidomos prindërve dhe gjyshërve tanë.

Këto masa po mbesin vetëm në sirtarë, ngase shteti duhet me qenë me i prerë në vendime, duke gjobitur qytetarët por edhe bizneset e kompanitë e tjera që nuk i zbatojnë masat për Covi-19.

Në të kundërtën e ardhmja që na pret do të jetë e rrezikshme, ngase mbingarkimi i spitaleve me pacient do të jetë i papërballueshëm edhe shumë gjatë nga personeli por edhe infrastruktura jonë e brishtë shëndetësore e cila edhe ashtu është buzë kolapsit.

Larg qoftë, t'i shohim edhe në Kosovë, shembujt e rëndë dhe të zi, sikur në Itali, Francë, Spanjë, Britani por edhe në SHBA. 

KUJDES! tashmë numri i viktimave po rritet edhe në vendin fqinj, Maqedoninë e Veriut, ku vetëm sot u shënuan 15 viktima!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco