Epistemologjia dhe retorika, për net të lumtura!

Epistemologjia dhe retorika, për net të lumtura!

Nga Enver Morina - 29/05/2020

Kur tashmë është vendosur që zgjedhjet në Republikën e Kosovës përherë të mbahen vetëm natën, në harkun kohor nga perëndimi i diellit, kur do hapen kutitë e votimit, deri në mbyllje në agun e hershëm të mëngjesit. Pritet vetëm interpretimi i Gjykatës Kushtetuese!

Kur mesnata sjell lumturi tek një komb. Me shkas paratë e Josip Broz Titos për teatrin (siç e citoj kryeministri i Shqipërisë një aktor të njohur) dhe “Kanuni i Lekë Dukagjinit” në komodoninën a gjeorgjianit Akaki Khorava në vitin 1972, si hyrje në njohjen e psikologjisë së një populli ... 

Urime Kosovë! 
Edhe mbrëmë, u realizua njëra nga kërkesat shtetformuese e nisur që nga vitet 1968, 1974, 1981, 1989! Ndoshta, edhe më vonë...

Fal’mnderit SHBA!
Edhe mbrëmë, u dëshmua përkrahja e SHBA-së ndaj popullit shqiptar i theksuar sidomos që nga viti 1920! Ndoshta, edhe më herët... 

Të na rroj Kushtetuta!
Edhe mbrëmë, u vendos në mënyrë unanime të triumfoj drejtësia ligjore dhe të vihen themele tjera kushtetuese të një shteti modern!

Jetë të gjatë gjyqtar!
Edhe mbrëmë, isha krenar që njërin nga nëntë gjyqtarët e kam takuar vite më parë në një kryeqytet të largët, dhe më bëri edhe më entuziastë në vlerësime të tilla!

Edhe mbrëmë, do të doja të uroj shumë personalitete të çmueshme në angazhimet patriotike, që falë tyre Republika e Kosovës, populli shqiptar në Ballkan jo vetëm që ka një histori të dëshmuar, por tashmë po ndërton një ardhmëri të ndritshme, por ...!

Ingranazhet e kohes dhe dijes në rrugëtimin drejt përsosmërisë në hapësirën tonë “kosovare” në muajt e fundit ka gjetur strehim dhe shfrenim tek retorika e politikanëve. Fillimisht, që nga përhapja e lajmeve të para, thuhet se një nga aktorët Tom Hanks është prekur nga Covid-19. Dy javë dhe e tëra kaloj. Tashmë e ardhmja e largët është bërë më e afërt. Sheshxhirimi do të bëhet më i frikshëm duke e njohur intimitetin që e tejkalon thjeshtësinë e kuptimit. Prandaj muzika vjen e bëhet më e prekshme sepse nuk i takon ligjërimit. Kumti e grish heshtjen dhe Ne kërkojmë shpjegim. 

Zanafilla, themelet vijnë nga shkolla vetqeverisëse jugosllave e tipit komunist. Nuk do të doja analogji me dorën e fort të Aleksandër Rankoviçit, edhe sot në Kosovë. Kush lexon jetën dhe veprimtarinë e Çarli Çaplinit komentet janë të tepërta.

Arkivi i një partie është ngrirë në memoarët muzeale të presidentit historik. “Ta dëbosh” femrën më të votuar (mua personalisht më duket shtërpe konceptet e saja për shoqërinë dhe demokracinë) është një nga arritjet më të mëdha të një partie pa pushtet. Nëse një ditë do të formohet krahu i ri i LKJ (Lidhja Komuniste e Jugosllavisë) në kuadër të Lidhjes së moderuar të Kosovës, krahu i akademikëve më në krye orakujt diskursiv, do të “gërvallën” edhe më shumë si proamerikan.

Gjatë hulumtimeve për rrjedhat e filmit artistik shqiptar gjatë periudhës 1953-1972 me dërgojnë edhe tek një emër,Akakhi Khorava, që korrespondon me këto dy vite përmbledhëse: Në vitin 1953 realizoj rolin emblematik në filmin epik “Skënderbeu- luftëtari i madh i Shqipërisë”. Interpretim i papërseritshëm deri më sot në kinematografinë e “premtuar” në këtë rol.

Në vitin 1972 aktori gjeorgjian vdiq. Në shënimet për këtë thuhet: “...Në komodinën pranë krevatit të tij, mbante librin “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Kjo ndodhi në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku aktori kaloi vitet e fundit të jetës. Atij i pëlqente shumë ky libër. Kur ishte në Shqipëri, kishte arritur ta përkthente nga origjinali i gjuhës shqipe, në rusisht, nëpërmjet miqve të tij shqiptarë. Kjo ndodhi gjatë xhirimeve të këtij filmi. Dhe kur iku Akaki Khorava mori me vete një kopje të Kanunit. Atij i pëlqenin shumë ligjet shqiptare të asaj kohe, pra të kohës së Skënderbeut dhe përpiqej të hynte në brendësinë e psikologjisë së shqiptarëve...”

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco