Mjerimi i një diplomati

Mjerimi i një diplomati

Nga Shemsi Reçica - 07/04/2020

Diplomati i Kosovës, Skender Hyseni, duke i “siguruar“ vetëm për “PROAMERIKANIZMIN“ e LDK-së, Ambasadorin Grenell dhe Shtëpinë e Bardhë i ka SIGURUAR, njëkohësisht, qoftë edhe indirekt, edhe për “EKZISTENCËN“ e një “ANTIAMERIKANIZMI“, në shkallë të gjerë, në Kosovë. Takimi i Hysenit me Grenell-in, prandaj, është më shumë i DËMSHËM sesa i DOBISHËM, për Kosovën dhe për qytetarët e saj.
*****

ISH-KRYEDIPLOMATI i Kosovës dhe njëri ndër kokat më të MËDHA të LDK-së, Skender Hyseni, për TAKIMIN e tij me Ambasadorin Grenell, më 10 mars 2020, në Shtëpinë e Bardhë, thotë se ishte

Takim “i gjatë dhe shterrues“.

Kjo do të thotë që Diplomati i Kosovës, Hyseni, dhe Ambasadori i Amerikës, Grenell-i, kanë biseduar gjerë e gjatë për çështjet aktuale në marrëdhëniet Kosovë-SHBA dhe bisedën e tyre e kanë përfunduar, pasi ia kanë thënë të gjitha, çka kanë pasur për t’i thënë, njëri-tjetrit.

Po, çfarë POROSIE SOLLI në Kosovë dhe çfarë POROSIE ÇOI në Shtëpinë e Bardhë, tregon vetë Hyseni, në Deklaratën e tij për opinion, të postuar më 10 mars 2020 dhe të ripostuar më 27 mars 2020, në faqen e tij, në FB.

Nga SHBA-ja në Kosovë, Diplomati Hyseni e solli këtë kërkesë të Grenell-it e të Shtëpisë së Bardhë, për qeverinë e Kosovës:

“Shtëpia e Bardhë dhe Ambasadori Grenell kërkojnë me ngulm heqjen e menjëhershme dhe pa kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia, që t'i hapet rrugë dialogut Kosovë-Serbi i cili duhet dhe do të përmbyllet me njohje të ndërsjellë“, shkruan Hyseni në Deklaratën e permendur të tij.

Diplomati Hyseni, siç duket nga Deklarata e tij, i zënë si në faj, ka qëndruar i heshtur e i shushatur para kërkesës së Grenell-it, pa e thënë asnjë fjalë. Ai s’i ka treguar Grenell-it, të paktën, as - që kryeministri Kurti po përgatitet, tashmë, për heqjen 70% të Tarifës, në mes të marsit, dhe heqjen e plotë të saj, në fillim të prillit. Ose t’i thoshte, p.sh: “Grenell, bre! Qytetarët e Kosovës kanë pritur që, kësi kërkesash, si këto ndaj Kosovës, t’ia bënit edhe Serbisë….“

Nga SHBA-ja në Kosovë, Diplomati Hyseni e solli edhe këtë paralajmërim qortues të Grenell-it, për qeverinë e Kosovës:

“Amerika nuk mund ta mbrojë Kosovën nga vetvetja, përkatsisht nga sjelljet e papërgjegjshme të Qeverisë dhe liderëve të saj, Amerika nuk mund të vazhdojë të shpenzojë qindra miliona dollarë për ushtri dhe ndihma e projekte tjera në një vend ku qeveria punon kundër interesave të qytetarëve të saj“.

Edhe këtë paralajmërim QORTUES, të fortë, të Grenell-it, ndaj qeverisë së Kosovës, Hyseni, i shushatur, si i zënë në faj, e pranon në heshtje, pa e thënë asnjë fjalë. T’i thoshte, të paktën që - “Kosova, tash një muaj e ka qeverinë e re Kurti dhe ajo, edhe pse në konsolidim e sipër, po përballet me sukses, me vështirësitë reale dhe objektive, të trashëguara nga e kaluara, dhe po përpiqet të vihet plotësisht në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës…“

HESHTJEN e tij qyqare, para kërkesave dhe paralajmërimeve të Grenell-it për Kosovësn, Hyseni i ka KOMPENZUAR me lajka, sevilizëm dhe hopokrizi ndaj Grenell-it e Shtëpisë së Bardhë.

Qe cilat janë fjlaët e tij të vetme, sipas Deklaratës së tij, që Hyseni ia ka thënë Grenell-it:

“E sigurova Ambasadorin Grenell se për LDK-në dhe popullin e Kosovës, partneriteti strategjik dhe miqësia e veçantë me SHBA-të janë të shenjta dhe të pazëvendësueshme.
LDK kurre nuk do te lejojë qe ky partneritet të prishet.
LDK mbetet e përkushtuar dhe e vendosur që të koordinohet dhe harmonizohet ngushtë me SHBA-të në çdo fushë.
LDK pajtohet dhe mbron qendrimin që tarifa të hiqet menjëhere dhe pa kushte, ashtu siç kërkohet nga Presidenti Trump.
Partneriteti me Amerikën nuk ka alternative".

- Pra, siç del nga Deklarata e tij, Hyseni e ka SIGURUAR Ambasadorin Grenell, VETËM për gatishmërinë e LDK-së, për heqjen e Tarifës, por - JO edhe për gatishmërinë e kryetarit Thaçi, të partive të tjera, madje, as për GATISHMËRINË e kryeministrit Kurti, për heqjen, në dy fata, të Tarifës për importimin e produkteve të Serbisë;

- Hyseni e ka SIGURUAR Ambasadorin Grenell, VETËM për vendosmërinë dhe përkushtimin e LDK-së, për koordinim me SHBA-në, por - JO edhe për gatishmërinë e kryetarit Thaçi, të forcave të tjera e të QEVERISË KURTI, pjesë e së cilës ishte edhe LDK-ja, në kohën e takimit Hyseni-Grenell, për BASHKËPUNIM me SHBA-në;

- Hyseni e ka SIGURUAR Ambasadorin Grenell, VETËM për vendosmërinë dhe përkushtimin e LDK-së për RUAJTJEN e përjetshme të miqësisë e të partneritetit strategjik të Kosovës me SHBA-në, por - JO edhe për vendosmërinë dhe përkushtimin e kryetarit Thaçi, të kryeministrit Kurti, të të gjitha PARTIVE, të SHOQËRISË CIVILE, TË OJQ-ve e të QYTETARËVE të Kosovës, për RUAJTJEN e miqësisë e të partneritetit strategjik të Kosovës me SHBA-në.

Rrjedhimisht, duke i siguruar vetëm për “PROAMERIKANIZMIN“ e LDK-së, Diplomati Hyseni, i ka SIGURUAR, njëkohësisht, qoftë edhe indirekt, Ambasadorin Grenell dhe Shtëpinë e Bardhë, edhe për “EKZISTENCËN“ e një “ANTIAMERIKANIZMI“, në shkallë të gjerë, në Kosovë. Takimi i Hysenit me Grenell-in, prandaj, është më shumë i DËMSHËM sesa i DOBISHËM, për Kosovën dhe për qytetarët e saj.

P.s. Citatet janë marrë nga Deklarata e Skender Hysenit, e postuar më 10.03.2020 dhe ripostuar më 27.03.2020, në fq. e tij në FB.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco