Kryetar Odës së Avokatëve në Gjilan zgjidhet Flamur Ahmeti

Kryetar Odës së Avokatëve në Gjilan zgjidhet Flamur Ahmeti

10:58, 12/11/2019

Dega Regjionale e Odës së Avokatëve në Gjilan, në Kuvendin Zgjedhor kanë zgjedhur kryetarin, nënkryetari, sekretarin dhe delegatët e kësaj dege. Në procesin e votimit kanë marrë pjesë 84 avokatë sa kanë qenë pjesëmarrës në këtë kuvend nga 95 avokatë sa i ka gjithsej kjo degë.

Kryetari i OAK-së Osman Havolli përshëndeti punimet e këtij Kuvendi duke uruar që procesi zgjedhor të shkoj në mënyrë sa më demokratike duke theksuar se Oda e Avokatëve duhet të jetë në funksion të zbatimit të misionit të saj.

Avokatët e Degës Regjionale në Gjilan vendosen përmes votimit se në mandatin e ardhshëm këtë degë do ta udhëheq avokat Flamur Ahmeti i cili u zgjodh kryetar i Degës, me shumicë votash, ndërsa kundërkandidate ishte avokatja Elvira Haziri.

Po ashtu, avokatët gjatë kuvendit kanë zgjedhur edhe anëtarët e kryesisë së Degës Regjionale në Gjilan. Nënkryetare e Degës Regjionale në Gjilan u zgjodh av. Fjolla Ukshini pas votimit ndërsa pretendent për këtë pozitë ishte i propozuari av. Ilir Rashiti, ndërsa për sekretar me aklamacion është zgjedhur avokati, Granit Ramadani.

Avokatët e Regjionit në Gjilan zgjedhën 8 (tetë) delegatët e saj të cilët do të përfaqësojnë në Kuvendin e Përgjithshëm të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Oda e Avokatëve të Kosovës në mënyrë transparente dhe demokratike është duke i mbajtur zgjedhjet edhe në Degët tjera Regjionale. Kryetarët e zgjedhur të Degëve Regjionale janë edhe anëtarë të Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco