Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë

15:20, 14/07/2026

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitë e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 14.07.2026 ka realizuar ekstradimin e dy të dyshuarve, njërin nga Shqipëria për në Kosovë, ndërsa tjetrin nga Kosova për në Shqipëri.

Të dyshuarit janë arrestuar pasi që kërkoheshin përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

Njëri nga të dyshuarit ka qenë i kërkuar për veprat penale “Blerje, posedim, shpërndarje e substancave narkotike dhe kalim i pa autorizuar i vendkalimeve kufitare”, ndërsa i dyshuari tjetër ka qenë i kërkuar për përfshirje në veprën penale të “Trafikimit me narkotikë”, që të dy janë adresuar tek kompetentët për trajtim të mëtejmë sipas procedurave të parapara ligjore.

Po ashtu me datën e njëjtë, në Prishtinë, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim me Departamentin e Kufirit të PK-së ka bërë arrestimin e shtetasit turk pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Malit të Zi dhe ato të Turqisë për veprat të ndryshme penale “Mashtrim, Shmangie nga tatimi dhe Falsifikim i dokumenteve zyrtare”.

Me urdhër të prokurorit kompetent i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat e tjera ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco