Mbi 150 nënshkrime për shkarkimin e Abdixhikut, së shpejti deponimi i tyre

Mbi 150 nënshkrime për shkarkimin e Abdixhikut, së shpejti deponimi i tyre

10:38, 11/07/2026

Pakënaqësitë brenda LDK-së për rezultatin zgjedhor kanë vazhduar të përcillen me mbledhjen e nënshkrimeve të delegatëve të kësaj partie për thirrjen e një kuvendi të jashtëzakonshëm në rend dite të së cilit do të ishte shkarkimi i kryetarit, Lumir Abdixhiku. Numri i nënshkrimeve të mbledhura deri më tani sipas anëtares së LDK-së, Shqipe Pantina ka arritur në mbi 150.

Pantina e cila është njëra nga nënshkrueset e kërkesës tha se shpreson se Kuvendi i jashtëzakonshëm të mbahet brenda disa ditësh apo javësh.

Sipas saj, LDK-ja nuk ka nevojë vetëm për ndërrim të liderit por për një reformim edhe të rregullave të saj.

“Unë kam nënshkruar për thirrjen e kuvendit të LDK ku duhet të diskutohet i gjithë procesi zgjedhor si dhe cikat është rruga që duhet ta ndjek LDK-ja në të ardhmen dhe po shpresoj se në ditët apo javët në vijim do të mblidhet Kuvendi dhe aty pastaj do ta shohim rezultatin se çfarë do të ndodhë edhe me liderin e partisë. Unë nuk jam duke u marrë me mbledhjen e nënshkrimeve dhe bërjen e kërkesës kështu që besoj se personat që e kanë marrë përsipër këtë detyrë do ta bëjnë së shpejti(deponimin) sapo t’i kenë të siguruara të gjitha nënshkrimet e nevojshme. Informata e fundit që kam janë mbi 150 nënshkrime të mbledhura deri më tani. LDK-ja për tri herë radhazi ka dalë e treta dhe ky nuk duhet të jetë rezultat i kënaqshëm…Mendoj se nuk është e mjaftueshëm të ndërrohet lidershipi, në LDK ka nevojë edhe për një reformim të rregullave të partisë…”, tha Pantina për RTV21.

Mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut nisi pas refuzimit të tij për dorëheqje ku disa degë të partisë e kërkuan atë, për shkak të sic kanë deklaruar rezultatit të dobët zgjedhor. Nënshkrues të paë të kërkesës janë edhe Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti dhe Kujtim Shala si figurat më të larta të partisë, thonë zyratrë të LDK-së.
Por pas mbledhjes së kryesisë së partisë Lumir Abdixhiku tha se nënshkrimet në fjalë ende nuk janë deponuar, por mësohet se në mbledhjen e fundit të kryesisë ka pohuar se do ta thërras Kuvenidn e jashtëzakonshëm në ditën e fundit të aftatit 60 ditor.

“………Nisma të njëanshme, nuk i bëjnë mirë LDK-së……….”, tha Abdixhiku.

Ndërkohë anëtarë të tjerë të LDK-së të cilët nuk deshën të flasin publikisht për këtë çështje thanë për rtv21 se nënshkrimet e mbledhura do të deponohen së shpejti.

Kuvendi i LDK-së përbëhet nga 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve ndërsa kryetari aktual është delegat me automatizëm.

Sipas analistit politik, Afrim Kasolli, edhe nëse Abdixhiku arrin ta tejkalojë edhe këtë sfidë të shkarkimit pozicioni i tij si kryetari i partisë do të jetë i vështirë. Ai thotë se kjo përvarje e LDK-së reflekton edhe në bashkëpunimin në nivel qendror.

“.. A do të rezultojë kjo nismë me shkarkimin e tij kjo mbetet të shihet por edhe nëse arrin ta kalojë këtë sfidë pozicioni i Abdixhikut do të jetë fragjil dhe vështirë që do të jetë një kryetar i cili do të jetë në gjendje të kryej me sukses përgjegjësitë e tij si kryetar për të cilat është zotuar… Mbase kjo përçarje do t’ia pamundësojnë ndonjë përfarim me LVV-në”, tha Kasolli.

Abdixhiku është përballur me një votëbesim edhe më 31 janar të këtij viti, pas rezultatit të zgjedhjeve të dhjetorit të vitit të kaluar, ku LDK-ja kishte marrë 13.24% të votave. Ai i ka mbijetuar votëbesimit, por pakënaqësitë në parti janë shfaqur edhe pas zgjedhjeve të 7 qershorit në të cilat LDK-ja garoi me Vjosa Osmanin në krye të listës zgjedhore duke marrë vetëm 16.69% të votave./RTV

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco