Xhaferri: Të shpallet “Non Grata”  Ministrja e Administratës Publike në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç!

Xhaferri: Të shpallet “Non Grata” Ministrja e Administratës Publike në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç!

15:09, 14/07/2026

Kur e kemi kundërshtuar projektin “Open Ballkan”, argumenti ynë nuk ka qenë vetëm ekonomik, edhe pse e dinim se mielli dhe produktet bujqësore serbe do të përmbytnin tregun shqiptar, siç edhe ndodh prej vitesh.

E kemi kundërshtuar “Open Ballkan” sepse Serbia drejtohet nga një njeri që ishte Ministër i Informimit së Millosheviçit gjatë luftës në Kosovë dhe ka qenë pjesë e qeverisë së tij kur u krye gjenocidi në Srebrenicë, ku u vranë mbi 8 mijë burra dhe djem boshnjakë.

E kemi refuzuar “Open Ballkanin” sepse Serbia mban ende barrën e krimeve të kryera nga forcat e saj  ushtarake  dhe paramilitare në Kosovë, Masakrën e Mejës, të Reçakut, të Prekazit, të Krushës së Madhe, të Burgut të Dubravës dhe zhvendosjen e 1 milionë shqiptarëve nga shtëpitë e tyre. 

Si ligjvënës, ndiej turp që gjatë këtyre 13 viteve, Tirana zyrtare ka zhvilluar më shumë takime me Beogradin sesa me Prishtinën.

Por sot dua ti bëj thirrje qeverisë që shpall Non Grata protestuesit që vijnë nga Kosova të shpallë dhe Non Grata Ministren e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco