Daut Haradinaj: Kosova nuk ka qenë kurrë zemra e Serbisë

Daut Haradinaj: Kosova nuk ka qenë kurrë zemra e Serbisë

12:50, 14/07/2026

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj deklaratave se Kosova është “zemra e Serbisë”.

Ai ka deklaruar se Kosova “kurrë nuk ka qenë zemra e Serbisë”, por, sipas tij, “fundi i Serbisë dhe kapitullimi i saj”.

Haradinaj ka shtuar se gjuha e tillë “vetëm sa e forcon vetëdijen tonë kombëtare” dhe ka akuzuar Serbinë për bartje të një “mendësie gjenocidale” ndër breza.

“Kosova është zemra e secilit shqiptar”, ka përfunduar ai në reagimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco