Kryetari i SPSPK-së, Jusuf Azemi e cilësoi ndarjen e 100 eurove si një masë të pamjaftueshme, duke thënë se ajo ka krijuar dallime mes sektorit privat dhe atij publik.
“Unë mendoj se kjo ka qenë një lloj lëmoshe sa për të krijuar telashe në raport mes sektorit privat dhe sektorit publik, sepse është krijuar një hendek i madh. Sot me 100 euro nuk mund t’i kalojë 3-4 ditë një familje me 4 ose 5 anëtarë”, u shpreh Azemi.
Ai ngriti shqetësimin edhe për moszbatimin e pagës minimale, duke përmendur se ky problem vazhdon të jetë i pranishëm edhe në institucione që kanë lidhje me shtetin.
“Paga minimale nuk po zbatohet, e veçmas aty ku ka prekje të institucioneve shtetërore. Një pjesë e madhe nuk po e zbatojnë, rast konkret është Universiteti i Prishtinës, por ka edhe shumë institucione të tjera. Për këtë janë të njoftuar personat kompetentë, duke filluar nga kryeministri”,tha Azemi për Front Online.
© SYRI.net