Pas disa orësh fjalime, protestuesit kanë nisur marshimin në kuadër të protestës së zhvilluar këtë mbrëmje në Tiranë.
Të shoqëruar nga thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, mijëra qytetarë janë larguar nga bulevardi kryesor duke vijuar lëvizjen nëpër rrugët e kryeqytetit.
Si në ditët e mëparshme, itinerari i marshimit po ndryshon çdo mbrëmje.
Protesta është karakterizuar nga një pjesëmarrje masive qytetarësh. Pamjet nga terreni tregojnë turma të mëdha protestuesish janë nisur për në rrugët e kryeqytetit, ndërsa thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit dominojnë atmosferën në tubim.
© SYRI.net