Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar 12 qershorin e vitit 1999, ditë kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë pas përfundimit të fushatës ajrore 78-ditore kundër caqeve serbe, duke i hapur rrugë tërheqjes së forcave serbe nga territori i Kosovës.
‘Faleminderit NATO-s që qëndroi në anën e drejtësisë, lirisë dhe dinjitetit njerëzor në një nga momentet më vendimtare të historisë së kombit tonë!’, shkruan Begaj në Facebook.
‘Mirënjohje për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për sakrificën e dëshmorëve dhe të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e Kosovës!’
Postimi i plotë:
Urime Ditën e Çlirimit, Kosovë!
Liria e Kosovës erdhi në sajë të sakrificës sublime të mijëra burrave dhe grave, luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendosmërisë së aleatëve tanë strategjikë.
Faleminderit NATO-s që qëndroi në anën e drejtësisë, lirisë dhe dinjitetit njerëzor në një nga momentet më vendimtare të historisë së kombit tonë!
Mirënjohje për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për sakrificën e dëshmorëve dhe të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e Kosovës!
Lavdi të përjetshme dëshmorëve të lirisë!
© SYRI.net