Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë viziton QKN-në në Prishtinë

Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë viziton QKN-në në Prishtinë

17:14, 09/06/2026

Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova, vizitoi sot Qendrën e Numërimit Komunal të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Prishtinë.

Bashkë me të ishte edhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, si pjesë e Vëzhgimit Diplomatik të koordinuar nga BE-ja.

Palatova tha se numërimi i votave dhe certifikimi i rezultateve janë të gjitha pjesë e integritetit të zgjedhjeve.

“Numërimi i votave dhe certifikimi i rezultateve janë të gjitha pjesë e integritetit të zgjedhjeve. Jam e lumtur që shoh partitë politike dhe vëzhguesit e OSHC-ve të angazhuar në proces”, tha Palatova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco