Ambasada e ShBA’së kujton hyrjen e forcave të NATO’s në Kosovë: Ndihmuan në hapjen e rrugës drejt paqes

Ambasada e ShBA’së kujton hyrjen e forcave të NATO’s në Kosovë: Ndihmuan në hapjen e rrugës drejt paqes

10:00, 12/06/2026

Në 27-vjetorin e çlirimit të Kosovës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kujtuar hyrjen e trupave të NATO’s në vend.

Në postimin e ambasadës thuhet se forcat e NATO’s ndihmuan në hapjen e rrugës drejt paqes dhe stabilitetit.

“Sot, 27 vjet më parë, forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke ndihmuar në hapjen e rrugës drejt paqes dhe stabilitetit. Ne nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe riafirmojmë përkushtimin tonë të përbashkët ndaj paqes, stabilitetit dhe prosperitetit.”, thuhet në postimin e ambasadës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco