Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, publikisht i ka dërguar mesazh anëtarësisë së LDK-së.
Përmes një postimi publik, Abdixhiku është zotuar se do t’i bashkojë të gjithë, ata që kanë qëndruar, janë larguar e që kanë heshtur.
“Sepse LDK-ja ka qenë gjithmonë më e madhe se secili prej nesh. LDK-ja ka qenë gjithmonë shtëpia e njerëzve të saj” shkroi Abdixhiku.
Ky është postimi i plotë i tij:
Anëtarësisë së Lidhjes,
Ju zotohem, do t’i bashkoj të gjithë.
Ata që kanë qëndruar gjithmonë.
Ata që janë larguar.
Ata që kanë heshtur.
Ata që ende besojnë.
Sepse LDK-ja ka qenë gjithmonë më e madhe se secili prej nesh. LDK-ja ka qenë gjithmonë shtëpia e njerëzve të saj.
Dhe koha ka ardhur që kjo shtëpi të bëhet sërish një.
© SYRI.net