Vjosa Osmani prezanton Bardhyl Hasanpapajn si pjesë të ekipit të saj

Vjosa Osmani prezanton Bardhyl Hasanpapajn si pjesë të ekipit të saj

18:02, 08/05/2026

Profesor i Universitetit të Prishtinës, Bardhyl Hasanpapaj, i është bashkuar listës së Vjosa Osmanit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Osmani përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe kujtime nga njohja e tyre e hershme që nga koha e studimeve.

“Jam e lumtur që edhe sot kemi pranë njerëz si Bardhyl Hasanpapaj, që me dije, integritet dhe përkushtim i japin forcë vizionit tonë për të ardhmen”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka treguar se rrugëtimi i tyre i përbashkët nisi në vitin 2001, kur përfaqësonin Universitetin e Prishtinës në gara ndërkombëtare të drejtësisë.

Sipas Osmanit, Hasanpapaj ka specializuar në të Drejtën Evropiane dhe Ndërkombëtare në Universitetin e Bremenit në Gjermani, ndërsa doktoraturën e ka përfunduar në Universitetin e Firenzes në Itali. Ajo ka vlerësuar kontributin e tij profesional në projekte të rëndësishme për organizata ndërkombëtare si BE, USAID, NDI, NCSC, IFC dhe EBRD.

“Përkundër të gjitha arritjeve, Bardhyli ka mbetur njeri i thjeshtë, mik i mirë dhe profesionist që nuk u largua kurrë nga dëshira për t’i dhënë Kosovës më shumë”, ka theksuar Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco