Tregtaret e tregut industrial në Vlorë kanë kundërshtuar largimin nga ky treg pasi sipas tyre vendet që u ka ofruar bashkia janë në distance të largët. Tregu që ata shisnin deri këtë të premte do të rikonstruktohet sipas projektit të Bashkisë, dhe për këtë arsye ata nuk janë lejuar të hyjnë. Tregtaret thonë se kjo është e vetmja mundësi për të mbajtur familjet dhe ndryshimi i vendit për të tregtuar i çon drejt falimentit
Syri TV
250 tregtare në tregun industrial në Vlorë që nga kjo e premte nuk do të shesin më në kë treg në të cilin ka nisur zbatimi i një projekti 115 mln leke të financuar nga fondi shqiptar i zhvillimit dhe ka si qilim përmirësimin e kushteve të tregut.
Por ky vendim është kundërshtuar nga tregtaret të cilët thonë se vendet e përcaktuara nga bashkia Vlorë për zhvendosjen e tyre nuk janë të përshtatshme për shkak të distancës dhe kjo është e vetmja punë që kanë për të mbajtur familjen
Që prej fillimit të muajit janar, tregtarët kanë zhvilluar disa protesta ndërsa kërkesa e tyre ka qenë gjetja e një hapësire brenda qytetit. Bashkia ndërkohë ka vendosur që një pjesë e këtyre tregtarëve të vendosen pranë tregut të Çoles dhe një tjetër pranë tregut të shumicës.
Ndërkohë që këtë të premte tregu është rrethuar dhe nuk u lejua të hyj asnjë tregtar
© SYRI.net