Vjosa Osmani zbulon emrin e ri që i bashkohet rrugëtimit të saj

Vjosa Osmani zbulon emrin e ri që i bashkohet rrugëtimit të saj

21:28, 07/05/2026

Vjosa Osmani ka prezantuar Arjeta Musliun si pjesë të rrugëtimit të saj politik për në zgjedhjet e 7 qershorit.

Osmani e ka cilësuar atë si një grua që e ka kthyer dhimbjen personale në mision për të ndihmuar familjet që përballen me varësinë nga substancat narkotike.

Përmes një postimi, Osmani tha se historia e Musliut “nuk u formësua nga politika, por nga dhimbja”, duke shtuar se ajo ka zgjedhur të luftojë për t’u dhënë zë familjeve që, sipas saj, “luftojnë në heshtje”.

Ajo kujtoi gjithashtu se në vitin 2021 e kishte dekoruar Arjeta Musliun me Urdhrin Presidencial “Shote Galica”, për angazhimin e saj në këtë kauzë.

“Arjetën e kemi mbështetur dje. E mbështesim sot. Dhe do ta mbështesim gjithmonë. Ajo do të jetë zëri i kësaj kauze në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco