Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ekstraduar për në Maqedoninë e Veriut, një shtetas maqedonas të kërkuar me letërrreshtim ndërkombëtar.
I dyshuari ishte arrestuar nga policia e Kosovës pasi kërkohej përmes INTERPOL-it, për veprën penale “Posedim i paautorizuar, shpërndarje dhe shitje e substancave narkotike ”.
“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryerësve të veprave penale, si dhe aktiviteteve tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.
© SYRI.net