Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, autoritetet kosovare dhe austriake kryejnë bastisje në tri lokacione në Fushë Kosovë

Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, autoritetet kosovare dhe austriake kryejnë bastisje në tri lokacione në Fushë Kosovë

15:11, 06/05/2026

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me autoritetet austriake kanë kryer një operacion të përbashkët kundër krimit ekonomik, shkruan Reporteri.net.

Hetimet janë kryer bazuar ne autorizimin e lëshuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila është bazuar në kërkesën nga autoritetet Austriake përmes Ndihmës Juridike Ndërkombëtare, ndaj dy të dyshuarve meshkuj kosovarë nën dyshimin për kryerje të veprave të ndryshme penale në kryeqytetin e Austrisë – Vjenë.

Pas veprimeve hetimore, dje janë realizuar kontrolle në tri lokacione të ndryshme në Fushë Kosovë.Rasti vazhdon të mbetet nën hetim në drejtim të identifikimit të aseteve apo çfarëdo lloj dobie pasurore që mund të jetë në posedim të të dyshuarve dhe e cila dyshohet të jetë përfituar me aktivitet kriminal.
Ky angazhim konfirmon profesionalizmin dhe besueshmërinë e Policisë së Kosovës në bashkëpunimin ndërkombëtar, duke forcuar luftën kundër krimit dhe sundimin e ligjit përtej kufijve”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco