Kreu i SBASHK-ut: Mungesat e nxënësve tregojnë se shkollat nuk janë në nivelin e shekullit XXI

Kreu i SBASHK-ut: Mungesat e nxënësve tregojnë se shkollat nuk janë në nivelin e shekullit XXI

12:27, 02/05/2026

Rritja e mungesave të nxënësve dhe sfidat në cilësinë e mësimit po e mbajnë sistemin arsimor në Kosovë nën presion të vazhdueshëm. Problemet si mungesa e infrastrukturës moderne, metodat tradicionale të mësimdhënies dhe rënia e motivimit te nxënësit po ndikojnë drejtpërdrejt në procesin edukativ dhe në rezultatet e shkollave.

Sipas të dhënave të fundit, vetëm gjatë një gjysmë-vjetori janë regjistruar rreth 4 milionë mungesa të nxënësve, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre janë pa arsye, duke ngritur alarmin për gjendjen në shkolla.

Në këtë situatë, kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj vlerëson se nevojiten reforma më të thella për ta bërë shkollën më atraktive dhe më funksionale për nxënësit, duke përfshirë përmirësimin e kushteve, digjitalizimin e mësimit dhe bashkëpunim më të madh me prindërit.

Jasharaj ka deklaruar se mungesat e nxënësve në shkolla janë shenjë shqetësuese dhe tregojnë se ambientet shkollore nuk janë mjaftueshëm tërheqëse.

Sipas tij, nëse kushtet do të ishin më të mira, nuk do të kishte kaq shumë mungesa, andaj institucionet duhet të reagojnë urgjentisht dhe të analizojnë shkaqet e kësaj gjendjeje në bashkëpunim me prindërit dhe akterët tjerë të arsimit.

‘’ Mungesa është një gjë jo shumë ë mirë dhe kjo tregon se shkollat nuk janë shumë ambiente të ngrohta për nxënësit ,përndryshe nuk do të kishim kaq mungesa. Institucionet duhet te merren e urgjence me këtë çështje e te shohim ne bisedë me prindërit e te tjerët se pse ndodh kjo’’, tha Jasharaj për FrontOnline.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco