Kurti emëron edhe një zëvendësministër

Kurti emëron edhe një zëvendësministër

19:51, 01/05/2026

Ish-deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Agon Batusha, është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Emërimi është bërë nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili e ka uruar Batushën për detyrën e re dhe i ka dëshiruar suksese në ushtrimin e përgjegjësive të reja.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Agon Batusha në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Kryeministri në detyrë Kurti e uroi z. Batusha për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.”, ka njoftuar ZKM.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco