Rama shkarkon Gazhelin nga posti i Drejtorit të Doganës, emëron edhe zëvendësuesin

Rama shkarkon Gazhelin nga posti i Drejtorit të Doganës, emëron edhe zëvendësuesin

13:21, 28/01/2026

Gent Gazheli është larguar nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, post i mbajtur prej tij për 5 vite.

Vendimi për largimin e tij u firmos këtë të mërkurë, 28 janar në mbledhjen e qeverisë.

Në vend të Gazhelit, së cilit tashmë i është ofruar posti i zëvendësministrit të Mjedisit, është emëruar Besmir Beja, i cili më herët ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.

Në njoftimin e qeverisë, theksohet gjithashtu se vendin e Bejës do ta zërë Gentian Kerri, duke u emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave.

Njoftim për Mediat

Agjencia për Media dhe Informim njofton se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të zhvilluar ditën e sotme, janë miratuar disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore.

- Z. Gent Gazheli lirohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe emërohet Zëvendësministër i Mjedisit.

- Z. Besmir Beja emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganave.

*Më herët, z. Beja ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.

- Ndërkohë, z. Gentian Kerri emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco