Ambasadori i Britanisë dhe ai i Suedisë i shkojnë në zyrë Kurtit, sundimi i ligjit e formimi i institucioneve në fokus të diskutimit

Ambasadori i Britanisë dhe ai i Suedisë i shkojnë në zyrë Kurtit, sundimi i ligjit e formimi i institucioneve në fokus të diskutimit

12:49, 27/01/2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar të hënën një takim të përbashkët me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves dhe atë të Suedisë, Jonas Westerlund.

Siç ka njoftuar Kryeministria, në këtë takim janë diskutuar çështje aktuale politike, përmbyllja e procesit zgjedhor të 28 dhjetorit dhe hapat drejt formimit të institucioneve të reja.

Po ashtu, thuhet se palët kanë biseduar për prioritetet e qeverisë së ardhshme dhe për forcimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

“Në takim kryeministri theksoi përkushtimin ndaj sundimit të ligjit gjithandej Kosovës pa diskriminim e privilegje për të gjithë qytetarët dhe komunitetet”, thuhet në njoftim.

Ai thuhet se ka vënë në pah edhe rëndësinë e rritjes së vazhdueshme ekonomike, progresit shoqëror dhe avancimit demokratik të vendit, si dhe angazhimin për paqe e siguri me rend publik dhe kufij të mbrojtur dhe integrimin në Bashkimin Evropian dhe NATO.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco