Fetah Paçarizi po humb më shumë vota sesa fitoi

Fetah Paçarizi po humb më shumë vota sesa fitoi

12:32, 26/01/2026

“Qendra” e manipulimeve me vota në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, doli të ishte Prizreni.

Atje, si pasojë e dallavereve me vota, u arrestuan plot 109 persona, ndërkaq vendi ka shkruar në rinumërim total.

Kandidati që deri më tash ka pasur më së shumti mospërputhje është Fetah Paçarizi i PDK-së, të cilit i janë hequr edhe më shumë vota ndërsa procesi i rinumërimit ka mbërritur në gati 70% në nivel vendi.

Bazuar në rezultatet e deritanishme, Paçarizi po humb më shumë vota (6022) sesa fitoi (6,037), nëse ky rezultat nuk ndryshon shumë deri në fund të rinumërimit.
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco