E diel me vranësira dhe diell, kaq do të jenë temperaturat

E diel me vranësira dhe diell, kaq do të jenë temperaturat

09:34, 25/01/2026

Në disa zona do të ketë shi, ky është parashikimi i motit për sot

Të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale kohore me diell, ku në zona të caktuara pritet të ketë reshje të izoluara shiu.

Gradualisht pritet të ketë shtrirje të grimcave të pluhurit saharian, me ç’rast në zonat me të reshura do të jenë të përziera me baltë. Gjatë natës intensifikim i reshjeve në shkallë vendi.

Era do të fryjë kryesisht nga juglindja, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme në Rrafshin e Kosovës, me shpejtësi prej 15-60 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 15°C.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco