‘Më kanë gjuajtur me shpullë në kokë’/ Narko-policia e Ramës dhunon 10-vjeçarin

21:13, 24/01/2026

Një ngjarje e rëndë është raportuar gjatë protestës kombëtare të opozitës të zhvilluar sot në Tiranë, ku sipas raportimit të gazetarit të Syri TV, Fatjon Gjinaj, një fëmijë 10-vjeçar është shoqëruar nga policia dhe dyshohet se është dhunuar fizikisht.

Bëhet fjalë për Romeo Kora, 10 vjeç, i cili sipas deklarimeve nuk ka pasur komunikim me familjen e tij pas shoqërimit. Gazetari raporton se i mituri ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe është i traumatizuar nga ngjarja.

Sipas dëshmisë së dhënë, fëmija ka deklaruar se është goditur me shpullë në kokë, ndërsa ndodhej brenda një mjeti policie. “Më kanë gjuajtur me shpullë këtu në kokë”, mësohet të ketë thënë i mituri.

Deri në këto momente, prindërit e tij nuk kanë pasur mundësi të komunikojnë me të, ndërsa nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me rastin dhe rrethanat e shoqërimit të të miturit.

Ngjarja është tregues i trajtimit çnjerëzor ndaj protestuesve paqësore dhe të miturve gjatë protestës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco