Protesta Kombëtare/ 25 të arrestuar, Policia provokoi qytetarët paqësorë me gaz lotsjellës e ujë me piper

Protesta Kombëtare/ 25 të arrestuar, Policia provokoi qytetarët paqësorë me gaz lotsjellës e ujë me piper

20:47, 24/01/2026

Pas tre orësh në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, opozita ka përmbyllur protestën kombëtare të thirrur këtë të shtunë, 24 janar.

Gjatë këtyre orëve nuk munguan as rastet e dhunshme të policisë, e cila edhe pse nuk u provokua nga këto të fundit hodhi ndaj tyre gaz lotsjellës dhe ujë me piper, në tentativë për t’i shpërndarë ata.

Sakaq si pasojë e përplasjes me protestuesit paqësore, uniformat blu kanë arrestuar mbi 20 qytetarë, duke i shoqëruar në ambientet e Komisariatit 1 dhe 2 në Tiranë.

Gjatë protestës u shënuan edhe incidente të rënda, ku pati edhe të plagosur si pasojë e gazit lotsjellës nga policia e dhunshme e kryepolicit Ilir Proda.

Qytetarë të shumtë nuk janë ndjerë mirë, ndërsa një prej tyre mbeti i plagosur, ku u desh ndërhyrja e bluzave të bardha e Urgjencës Kombëtare për ta shoqëruar më pas drejt spitalit.

Të lënduar nga përdorimi i gazit lotsjellës dhe uji me piper mbetën edhe grupet e xhirimit të medieve dhe gazetarët në terren që po ndiqnin protestën kombëtare.

Gjithashtu raportohet se të plagosur kanë mbetur edhe efektivë të policisë, ku 11 prej tyre kanë shfaqur probleme.

Opozita ka njoftuar se nuk do të tërhiqet nga protestat kombëtare, ndërsa gjatë saj ka bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe ka denoncuar skandalet korruptive të kabinetit Rama, përfshirë dhe këtë të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco