Prince Caffe shpërthen ndaj shpifjeve: Lajm i rremë i porositur, bashkëpunojmë me gjigantë botërorë si Amazon, Shell e Lidl

Prince Caffe shpërthen ndaj shpifjeve: Lajm i rremë i porositur, bashkëpunojmë me gjigantë botërorë si Amazon, Shell e Lidl

19:29, 02/01/2026

Prince Caffe, një nga brendet më të njohura dhe më cilësore në rajon, është e pranishme në shumë shtete evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo prani vjen përmes bashkëpunimeve të drejtpërdrejta me brende të mëdha dhe partnerë strategjikë si Amazon, Lidl, Interspar, Shell, Kaufman, Konzum dhe të tjerë.

Image

Zgjerimi i Prince Caffe në tregje të reja po vazhdon pa ndalur. Kjo është dëshmi e qartë e besimit që kanë partnerët ndërkombëtarë dhe e përkushtimit të vazhdueshëm ndaj cilësisë.

ImageImage

Për ta ndërtuar dhe ruajtur këtë nivel, Prince Caffe dhe të gjitha produktet e saj veprojnë në përputhje të plotë me certifikatat më të larta ndërkombëtare. Produktet përmbushin standardet e sigurisë dhe cilësisë që kërkohen në tregjet evropiane dhe globale.

ImageImage

Lajmi që pretendon se në produktet e Prince Caffe është gjetur një substancë e palejueshme është plotësisht i pavërtetë dhe pa asnjë bazë faktike.

“Nga mënyra dhe qëllimi i shpërndarjes së këtij pretendimi, ekzistojnë dyshime serioze se bëhet fjalë për një veprim të porositur nga konkurrentë, me synim dëmtimin e imazhit të brendit”, thuhet në reagimin zyrtar.

Prince Caffe u bën thirrje mediave dhe institucioneve që raportimi për çështje të tilla të bëhet me profesionalizëm, etikë dhe verifikim faktesh, duke shmangur lajmet e pavërtetuara.

Image

Në të njëjtën kohë, brendi falënderon konsumatorët dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët prej më shumë se 20 vitesh kanë treguar besim të vazhdueshëm ndaj produkteve Prince Caffe.

“Nuk është hera e parë që produktet e njësive të Devolli Corporation përballen me fushata të qëllimshme për njollosje. Por përgjigjja jonë mbetet e njëjtë. Transparencë, respektim i ligjit dhe cilësi e dëshmuar ndërkombëtarisht”, përfundon reagimi.

Image

Image
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco