Komisioni Qendror i Zgjedhjeve para disa ditësh, ka përcaktuar orarin e numërimit të votave gjatë ndërrimit të viteve, duke vendosur që procesi të zhvillohet me pauzë të shkurtër për festat e fundvitit.
Në mbledhjen e kaluar, KQZ-ja vendosi që më 31 dhjetor numërimi të vazhdojë deri në ora 12:00, për t’u ndërprerë për pjesën tjetër të ditës, ndërsa puna do të rifillojë më 1 janar nga ora 16:00.
Vendimi është marrë pas diskutimeve në Këshillin për Operacione Zgjedhore dhe ka nxitur debat mes anëtarëve të KQZ-së lidhur me angazhimin e stafit gjatë festave.
Deri më tani, afër 69 përqind e votave të kandidatëve për deputetë kanë përfunduar së numëruari. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga 1 mijë e 763 vendvotime nga 2 mijë e 557 sa janë gjithsej.
© SYRI.net