Përfundon numërimi i votave për deputetë në këto nëntë komuna

Përfundon numërimi i votave për deputetë në këto nëntë komuna

21:00, 30/12/2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në nëntë komuna ka përfunduar numërimi i votave për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të partive.

Komunat ku ka përfunduar procesi janë Mamusha, Shtërpca, Juniku, Hani i Elezit, Kllokoti, Mitrovica e Veriut, Novëbërda, Zveçani dhe Vitia.

Procesi po vazhdon në 29 komuna tjera.

“Deri më tani (e martë, 30 dhjetor 2025, ora 18:00) numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara nga të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit është 1,221 nga 2,557 vendvotime apo 47.75%.
Procesi i numërimit dhe verifikimit është duke vazhduar në 29 QKN-të tjera”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco