Ambasada britanike përgëzon KQZ-në për organizimin e zgjedhjeve: Presim formimin e institucioneve

Ambasada britanike përgëzon KQZ-në për organizimin e zgjedhjeve: Presim formimin e institucioneve

17:03, 30/12/2025

Ambasada Britanike në Kosovë, e ka uruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjithë ata që u përfshinë në organizimin e një procesi tjetër zgjedhor të rregullt të dielën.

Britanikët e presin me padurim formimin e institucioneve të reja.

Kështu thuhet në një postim të kësaj ambasade në Facebook.

“Ishte kënaqësi të shihnim disa nga zyrtarët dhe vullnetarët duke punuar me përkushtim sot për numërimin e votave. Presim me padurim formimin e shpejtë të institucioneve të Kosovës sapo rezultatet të certifikohen”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco