Nga gati 31,64% të procesimit të numërimit të votave të kandidatëve për deputet, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka marrë 23,038 vota.
Pas tij, është Hykmete Bajrami me 14,782 vota, ndërsa në vend të tretë aktualisht është Ukë Rugova me 12,913 vota.
Vendin e katërt e zë Avdullah Hoti me 11,376 vota, kurse në të pestin Doarsa Kica-Xhelili ka marrë 11,362 vota.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë të drejtë vote patën 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë, ndërsa këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 899 mijë 517 qytetarë.
© SYRI.net