Partia Guxo njofton se sot Viktor Buzhala i është bashkuar radhëve të saj. Ai njihet si një prej zërave më të qartë të mendimit kritik në vend dhe si analist me përvojë në ekonomi dhe politikë.
Buzhala është ekonomist i diplomuar dhe gazetar me shumë vite punë. Ai është dalluar për mendim të pavarur, fjalë të drejta dhe debat të hapur. Me shkrime dhe paraqitje të shumta publike, ai ka ndikuar në diskutimet kombëtare për ekonominë dhe politikat e vendit.
Me hyrjen e tij në listën e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, Alternativën dhe PShDK-në për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Guxo thotë se angazhimi i tyre politik bëhet edhe më i fuqishëm dhe më i vendosur.
Partia Guxo thekson se do të vazhdojë punën për një Kosovë të drejtë, demokratike dhe të zhvilluar, gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe interesit publik.
© SYRI.net