Ndalohet një furgon me 62 thasë me kafe në kufi me Serbinë, Policia jep detaje

Ndalohet një furgon me 62 thasë me kafe në kufi me Serbinë, Policia jep detaje

16:34, 05/12/2025

Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në veri.

Afër kufirit me Serbinë, në fshatin Joshanicë të Leposaviqit, Policia ka ndaluar një furgon me targa të Serbisë brenda të cilit janë gjetur 62 thasë me kafe në sasi 3600 kilogramë, shkruan Reporteri.net.

“…kjo sasi e mallit/kafes dyshohet të jenë kontrabanduar nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës. Lidhur me rastin, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është intervistuar një person i dyshuar i cili pas intervistimit është liruar, ndërsa automjeti dhe malli janë dërguar në terminalin doganor përkatës për trajtim të mëtutjeshëm nga njësitë e Policisë së Kosovës dhe Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco