Partitë afat deri të dielën për dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë

Partitë afat deri të dielën për dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë

16:33, 05/12/2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ua ka rikujtuar partive politike që kanë afat t’i dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë deri të dielën.

Afati përfundon me 7 dhjetor.

Aplikimi bëhet online në platformën e KQZ’së.

“Afati i dorëzimit të listës së kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës është deri më 7 dhjetor 2025”, thuhet në njoftim.

Zgjedhjet mbhahen më 28 dhjetor

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco