Abdixhiku takohet me Ambasadorin e Francës, flasin për zgjedhjet

Abdixhiku takohet me Ambasadorin e Francës, flasin për zgjedhjet

14:55, 05/12/2025

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Në njoftimin e lëshuar nga LDK thuhet se gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimet e kësaj partie  karshi këtyre proceseve, me theks të veçantë në zgjedhjet e 28 dhjetoriT.

“Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese dhe zhvillimore. Ai nënvizoi se mbështetja franceze mbetet thelbësore për avancimin e aspiratave të Kosovës drejt zhvillimit, stabilitetit dhe integrimit të plotë evropian”, ka shkruar Abdixhiku./Reporteri.net

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco