Betohet kryetari i ri i Zveçanit: Do të bashkëpunoj me të gjitha institucionet në Prishtinë

Betohet kryetari i ri i Zveçanit: Do të bashkëpunoj me të gjitha institucionet në Prishtinë

11:46, 05/12/2025

Dragisha Miloviq është betuar sot si kryetari i ri i Komunës së Zveçanit. Ceremonia e betimit u zhvillua pasi Ilir Peci nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ia dorëzoi zyrtarisht detyrën, duke shënuar kështu edhe rikthimin e Listës Serbe në krye të komunës pas një kohe të gjatë.

Në fjalimin e tij inaugural, Miloviq u zotua se do të bashkëpunojë me të gjitha institucionet vendore dhe mekanizmat ndërkombëtarë që operojnë në Kosovë.

“Do të bashkëpunoj me përfaqësuesit e misioneve, me KFOR-in, EULEX-in, OSBE-në, si dhe me të gjitha institucionet në Prishtinë, MAPL-në dhe me ju, mediat. Duhet ta kuptojmë që qeverisja lokale duhet të jetë e fokusuar te qytetarët. Kushdo që vjen këtu, të mirëpritet… për të mirën e qytetarëve tanë,” deklaroi Miloviq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco