Asamblisti serb vendos para vetës flamurin e Serbisë në komunën e Mitrovicës Veriore

Asamblisti serb vendos para vetës flamurin e Serbisë në komunën e Mitrovicës Veriore

11:23, 05/12/2025

Asamblisti serb vendos flamurin e Serbisë para vetes gjatë seancës për emërimin e kryetarit të ri në Mitrovicën Veriore

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, ku po diskutohet dhe po mbahet procedura për emërimin e kryetarit të ri të komunës, një asamblist serb ka vendosur para vetes flamurin e Serbisë, duke tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve dhe të opinionit publik.

Veprimi është bërë në momentin kur po zhvillohej rendi i ditës, ndërsa pamjet nga salla tregojnë asamblistin me flamurin e vendosur në tavolinën e tij të punës. Gjest i tillë pritet të ngjallë reagime, për shkak të ndjeshmërisë politike dhe institucionale që bart simbolika shtetërore brenda institucioneve të Kosovës.

Seanca për zgjedhjen e kryetarit të ri po vazhdon nën masa të rritura të vëmendjes dhe interesimit, në një periudhë kur në komunat veriore po zhvillohen procese të rëndësishme institucionale pas zhvillimeve të fundit politike.

FF

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco