Ndihmoi Veliajn, Bushka në seancën paraprake me 2 kërkesa: pushim çështjeje ose gjykim të shkurtuar

Ndihmoi Veliajn, Bushka në seancën paraprake me 2 kërkesa: pushim çështjeje ose gjykim të shkurtuar

10:54, 05/12/2025

Në GJKKO, ish-kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e marrë e pandehur për veprën penale të pengimit të drejtësisë në lidhje me dosjen Veliaj, ka kërkuar pushimin e akuzës.

Gazetari Fatjon Gjinaj raporton për Syri TV se përmes avokatit, Bushka ka argumentuar se faji nuk parashikohet nga ligji si vepër penale. Në alternativë, mbrojtja ka kërkuar gjykim të shkurtuar, si dhe moskompetencë të GJKKO, duke argumentuar se subjekti ka humbur dhe çështja duhet të kalojë në gjykatë të zakonshme.

Seanca paraprake vijon me shqyrtimin e mbrojtjes së shoqërive të përfshira në çështje, përfshirë Byla dhe Aventus, ndërsa gjykata pritet të marrë vendimin mbi kërkesën e ish-deputetes dhe çështjet e tjera të lidhura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco