Sami Lushtaku eskalon sërish në gjuhë fyese dhe seksiste ndaj deputetes Matoshi

Sami Lushtaku eskalon sërish në gjuhë fyese dhe seksiste ndaj deputetes Matoshi

23:09, 04/12/2025

Sami Lushtaku nuk ka treguar pendesë për fjalët e përdorura ndaj deputetes së VV-së, Adriana Matoshi, të cilën e kishte cilësuar gjatë ditës si “niveli i saj, sikur kur del prej një shtëpie publike”.

Deklarata e tij ka shkaktuar reagime të shumta, me thirrje që ai të distancohet nga gjuha e përdorur.

Në një lidhje direkte  në emisionin Debat Plus, ai u shpreh se nuk ndihet fajtor dhe përdori gjuhë edhe më të ashpër:

“Jo unë valla, hiç nuk e kam ndërru. Ju u dasht me kritiku ata kur ka fol për Lushtaket (Adriana Matoshin). Nëse dikush e ka futur këtë gjuhë të urrejtjes, është pikërisht VV, nuk jemi ne. Asnjëherë nuk e kam sharë dikënd. Secili që del dhe e përmend emrin tim pa fakte dhe argumente ka me iu kthyer. Nuk ka mundësi që një deputete me fy, me njollos me emrin tim, në lagjen e Lushkave…”

Ai shtoi se deputetet nuk kanë të drejtë të ofendojnë komunitetin e tij, duke eskaluar tutje me shprehje fyese dhe seksiste ndaj deputetes.

Gjatë ditës Lushtaku e ka pasur edhe një deklaratë tjetër fyese ndaj Matoshit, çka nxiti edhe reagimin e  Rrjetit të Grave të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco