Certifikohen rezultatet për Kuvendin Komunal të Istogut, KQZ-ja përmbyll procesin e zgjedhjeve lokale

Certifikohen rezultatet për Kuvendin Komunal të Istogut, KQZ-ja përmbyll procesin e zgjedhjeve lokale

16:07, 04/12/2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e zgjedhjeve lokale 2025. KQZ-ja në mbledhjen e së enjtes ka certifikuar edhe rezultatet për Kuvendin Komunal të Istogut.

Më herët, më 21 nëntor 2025, KQZ kishte certifikuar rezultatet përfundimtare për 37 Kuvendet Komunale të tjera.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar gjatë mbledhjes së sotme, procedurën e votimit dhe numërimit në vendvotime për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Pos kësaj, KQZ miratoi edhe procedurën e Qendrës Komunale të Numërimit.

Po ashtu, KQZ miratoi edhe programin e trajnimit për trupat menaxhuese të zgjedhjeve dhe stafin zgjedhor për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 28 dhjetor.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco