Dalja deri në orën 15:00, në Prishtinë 10 mijë votues më shumë se në vitin 2021

Dalja deri në orën 15:00, në Prishtinë 10 mijë votues më shumë se në vitin 2021

16:00, 12/10/2025

Mbi 10 mijë prishtinas kanë dalë të votojnë deri në ora 15:00, në zgjedhjet lokale të këtij viti, krahasuar me matjen e së njëjtës orë para katër viteve, në Lokalet e 2021-ës.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në Prishtinë, këtë të diele, deri në ora 15:00, kanë votuar 65,638 qytetarë, nga 222,326 votues sa janë në total të regjistruar në komunën më të madhe të Kosovës.
Kthyer në përqindje, sipas KQZ-së më tash të drejtën e tyre për votë e kanë ushtuar 29,52% e kryeqytetasve.

Nëse krahasohet me të dhënat e Zgjedhjeve Lokale të vitit 2021, atë botë më 17 tetor, në Prishtinë dalja në zgjedhje deri në orën 15:00, sipas të dhënave që po ashtu i kishte njoftuar KQZ-ja, kishte qenë rreth 55 mijë qytetarë nga 195 mijë sa kishin qenë në listën e votuesve.

Në Prishtinë, ndonëse në fletëvotim janë të shënuar edhe disa kandidatë e emra tjerë, gara zhvillohet mes treshes, Përparim Rama i LDK-së – njëherësh edhe kryetar aktual i kryeqytetit; Hajrulla Çekut të LVV-së dhe Uran Ismailit të PDK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco